Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale ‘vjedhje’ është arrestuar sot në Durrës.
Bëhet fjalë për Saleo Rexhepi, i cili është dënuar me 3 muaj e 24 ditë burg nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Saleo akuzohet se në muajin maj të vitit 2023, ka vjedhur disa materiale prej hekuri, në një subjekt privat.
Njoftimi i policisë:
Ishte shpallur në kërkim për një vjedhje të kryer në muajin maj, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Saleo Rexhepi, 31 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 3 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, sepse në muajin maj të vitit 2023, ka vjedhur disa materiale prej hekuri, në një subjekt privat.
Materialet procedurale i kauan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.