Fshehja e testeve të dopingut sjell stuhi në Spanjë, në “lupë” edhe Sergio Ramos

Agjencia Spanjolle Anti-Doping (CELAD) është përfshirë në fshehjen e testeve pozitive të dopingut nga viti 2017 deri në vitin 2022, duke përdorur metoda të ndryshme për të shmangur masat disiplinore ndaj sportistëve spanjollë.

Sipas hetimit të Relevo, gjatë këtyre pesë viteve, agjencia antidoping fitoi avantazhe të panevojshme duke kryer teste dopingu vetëm me një kontrollues në vend të dy të kërkuarve sipas legjislacionit spanjoll.

Raste të ndryshme vijnë edhe nga La Liga. Në një rast të falsifikimit të rezultateve të testit, u implikua mbrojtësi i Sevillas, Sergio Ramos. Në vitin 2018, gjatë kohës së tij me Real Madridin, Ramos shkeli procedurën e testimit duke bërë dush përpara se të jepte një mostër të urinës, gjë që është kundër rregullave.

Ramos arriti të shmangte skualifikimin pikërisht për shkak se testi i dopingut u konsiderua i vlefshëm, edhe pse vetëm me anë të një kontrolluesi.  Agjencia Botërore Antidoping po pret shpjegime për çështjen Ramos, por edhe për shumë të tjera.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Fshehja e testeve të dopingut sjell stuhi në Spanjë, në “lupë” edhe Sergio Ramos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook