Rinovim pas Europianit, te Bayern të kënaqur me sulmuesin

Leroy Sané ka hyrë në vitin e fundit të kontratës, e cila e lidh atë me Bayern Munich që nga viti 2020. Pas sezonit fantastik që kaloi, skuadra bavareze dëshiron të rinovojë kontratën e lojtarit sa më shpejt të jetë e mundur.

Në fund të vitit, drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund u përpoq të fliste me sulmuesin dhe Sané e siguroi se ishte i interesuar të zgjaste bashkëpunimin me kampionët e Gjermanisë. Sipas gazetës gjermane Bild, lojtari megjithatë do të rinovojë vetëm pas Kampionatit Evropian këtë verë, në mënyrë që të mund të marrë një rregullim të detajeve të kontratës.

Leroy Sane ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 8 gola dhe ka dhuruar 8 herë asistin e fundit. Në 3 edicionet e mëparshme të Bungdesligës, futbollisti numëron mbi 90 paraqitje zyrtare.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Rinovim pas Europianit, te Bayern të kënaqur me sulmuesin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook