Taksimi i profesioneve të lira, ekspertët e ekonomisë përplasen në “Open”, Soko: Është taksë mbi dijen! Çoçoli: Ka shumë të mira

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” është diskutuar lidhur me ligjin e ri për taksimin e profesioneve të lira.

Sipas Pano Sokos, ekspert ekonomie dhe Kryetar i Kryesisë, Nisma “Thurje”, tha se kjo është një goditje për shtresën e mesme.

Ndërkohë nga ana tjetër eksperti Fatos Çoçoli thotë se ky lidh sjell shumë përfitime dhe vë në vend drejtësinë.

Pjesë nga diskutimet nga ekspertët e ekonomisë:

Pano Soko: Shtresën e mesme ne po e godasim përsëri. Të papaunët i keni këtu në Shqipëri. Ata punëkërkues i ke këtu, nuk kanë ikur, kanë ikur ata që kanë qenë në punë dhe kjo më shqetëson. Duhet t’i nxisim. Kjo taksë është taksë mbi dijen… njerëz që kanë studiuar dhe kanë zënë një vend pune shumë të mirë. Po japim mesazhin që po mësove shumë ti do ta fusë qeveria.

Bardhi Sejdarasi: Ka dy gjëra që duhen thënë. E para që ligji është miratuar dhe aktorët kanë thënë atë që kanë dashur të thonë. Qeveria ka nxjerrë edhe një udhëzim për të parë sesi do të funksionojë ky ligj. Por në fund të viti të kaluar qeveria nuk ishte e aftë të kërkonte zbatimin e ligjit si duhet, lidhur me profesionet e lira. Profesionet e lira kanë detyrimin. Unë them se të gjithë ata njerëz që punojnë në profesion e të mira, kanë dy mundësi, ose të punonin në listë pagesën e kompanisë ose të dilnin nga lista.

Fatos Çoçoli: Në rast se favorizohet taksa, ulet me shumë se 3 herë tvsh në një sektor turizmi, me 6% ka vetëm 1/3 e tvsh në turizëm… kemi mbledhur më shumë para se kur e kishim me 20, sepse u godit informaliteti. Ke një lloj barazie në trajtimin në syrin e shtetit. Ato para janë vetëm 0.4% e buxhetit. Përfitimet janë shumë të mëdha, e para vihet në vend drejtësia fiskale.

Arena e Lajmit

Taksimi i profesioneve të lira, ekspertët e ekonomisë përplasen në “Open”, Soko: Është taksë mbi dijen! Çoçoli: Ka shumë të mira

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook