Tentoi të fuste drogë në burg duke e fshehur mes patateve, arrestohet një person në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një person, pasi më 30 dhjetor ka tentuar të fusë drogë përmes ushqimeve në një burg. Lajmi konfirmohet për nga gazetari Igli Çelmeta.

Sipas informacioneve, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F.C., pasi gjatë kontrollit në skaner të disa ushqimeve të sjella për familjarët, në brendësi të patateve u konstatua një sasi e konsiderueshme lënde bimore, e dyshuar për lëndë narkotike cannabis sattiva dhe lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”.

Njoftimi:

Shërbimi Kombëtar Kontrollit të Burgjeve arrestoi në flagrancë shtetasin F.C, më datë 30.12.2023, pasi gjatë kontrollit në skaner të disa ushqimve të sjella për familjarët, në brendësi të patateve u konstatua një sasi e konsiderueshme lënde bimore, e dyshuar për lëndë narkotike cannabis sattiva dhe lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit F.C iu dërguan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” parashikuar nga nenet 283 dhe 324/a i K. Penal.

()

Arena e Lajmit

Tentoi të fuste drogë në burg duke e fshehur mes patateve, arrestohet një person në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook