Real Madrid ka vuajtur shumë por ia ka dalë të fitojë ndaj Mallorcas me shifrat 1-0, duke nisur kështu në mënyrë perfekte vitin. Los Blancos dominuan në pjesën e parë, por pa mundur dot të gjejnë golin. Skuadra e Ancelottit kaloi në epërsi vetëm 12 minuta para fundit të ndeshjes, pas një asisti të Modric.
Mesfushori kroat gjeti Rudiger me një krosim të bukur, me mbrojtësin që u koordinua mirë, duke mposhtur kështu portierin Rajkovic. Te mysafirët nuk luajti Muriqi, për shkak dëmtimi.
Real Madrid kryeson kampionatin me 48 pikë dhe në ndeshjen e radhës do të përballet me Almerian në shtëpi. Në krahun tjetër, Mallorca është në vendin e 14-të me 18 pikë dhe në sfidën tjetër gjen Celta Vigon.
(J.S/)