Calhanoglu: Për Interin kam refuzuar oferta nga Arabia Saudite, kam vepruar drejt kur u largova nga Milan

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, ka folur në një intervistë të gjatë për SportMediaset, duke u ndalur edhe te merkato, gjithashtu nuk la pa u përmendur edhe lamtumira e tij te Milani dhe ofertat e mëdha nga Arabia Saudite që refuzoi për të qëndruar të zikaltërit.

“Po, është e vërtetë. Kam patur oferta nga Arabia Saudite por i kam refuzuar. Vendosa të mos largohem sepse e dua Interin. Falënderoj klubin sepse ata e dinë se çfarë mendoj unë.

Momentet e lamtumirës me Milanin për të kaluar te Interi?

“Të gjithë mendojnë se ika për shkaqe ekonomike, por paratë nuk janë gjithmonë gjithçka. Gjëja më e rëndësishme për mua është të ndihem i rëndësishëm, dhe kjo është ajo që ndihem këtu. Tifozët kuqezi thonë se kam bërë keq, duke pasur parasysh kampionatin e humbur në 2022? I uroj atyre më të mirat, por me durim do të shohim” – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Calhanoglu: Për Interin kam refuzuar oferta nga Arabia Saudite, kam vepruar drejt kur u largova nga Milan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook