Gjatë konferencës për shtyp ministri i Brendshëm Taulant Balla komentoi hetimet për 2021 Janarin, ku humbën jetën 4 qytetarë.
Balla zbuloi lëvizjen e radhës së MB-së, ku tha se pas dy ditësh Policia e Shtetit do të shkojë në Itali për ekzaminimin e predhave për zbardhjen e ngjarjes.
Ndër të tjera ai tha se do ndiqet vendimi shterues i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, i cili ka hapur një mundësi të re për zbardhjen e ngjarjes, të cilës siç tha Balla, do t’i shkohet deri në fund.
Pjesë nga fjala e Ballës:
Është në detyrën e gjitha institucioneve shtetërore dhe agjencive, Policia e Shtetit, Prokuroria e Tiranës, e cila sot ka nën administrim dosjet, për shkak se vrasja e dy prej 4 personave që humbën jetën, është konsideruar si vrasje pa autor, e ju e dini që për vrasje pa autor nuk ka parashkrim, mendoj që prokuroria i ka të gjitha mundësitë të vijojë duke përkthyer, transpozuar vendimin e Gjykatës që është i detyrueshëm, (vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut është i detyrueshëm, nuk është sugjerues është urdhërues), që të gjitha gjetjet që ne i kemi përkthyer i kemi gati me të gjitha konkluzionet, për të bërë hetimin e plotë, ku Gjykata e vendos theksin edhe njëherë tek pjesa e zinxhirit komandues dhe pjesën tjetër që lidhet me hapat organet shtetërore për të penguar drejtësinë, hetimin dhe çështjet e tjera.
Në këtë këndvështrim, vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut ka hapur një mundësi të re, dhe duhet t’i shkohet deri në fund. Policia e Shtetit po bën pjesën e vetë, që lidhet me ekzaminimet, pas dy ditësh do niset në Itali për ekzaminimin e predhave dhe element të tjerë, pa hyrë për të respektuar sekretin hetimor, në mënyrë që të konkludohet edhe sa i përket elementëve të tjerë gjatë hetimit të çështjes.
Shumë e rëndësishme është ajo që ka thënë Gjykata, nuk do të ketë më asnjë hapësirë manovrimi në institucionet ligjzbatuese, sepse në fund të fundit, Gjykata Evropiane ta kadhe një vendim për të cilin ne jemi të detyruar ta zbatojmë përtej emocioneve që mund të ketë secili prej nesh, e këtu flas si Ministër i Brendshëm, jo si Taulant Balla, një prej protestuesve të 21 Janarit 2011.