I kërkoi Rama të drejtojë Himarën? Vangjel Tavo për News24: Nuk ka asgjë të vërtetë nga lajmet greke!

Vangjel Tavo ka reaguar për News24 në lidhje me mundësinë për të qenë kryetari i Bashkisë Himarë.

Tavo u shpreh se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke, ndërsa ka shtuar se nuk ka asnjë dëshirë të angazhohet me politikë. “Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke. S’kam asnjë dëshirë të angazhohem në politikë”, është shprehur ai.

Mediat greke shkruajnë se kryeministri shqiptar, Edi Rama ka takuar Vangjel Tavon dhe se i ka kërkuar këtij të fundit të drejtojë bashkinë e Himarës.

Kujtojmë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, nga zgjedhjet lokale të 14 majit, Fredi Beleri, ndodhet në burg, pasi akuzohet për blerje votash.

()

Arena e Lajmit

I kërkoi Rama të drejtojë Himarën? Vangjel Tavo për News24: Nuk ka asgjë të vërtetë nga lajmet greke!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook