Industria e bimëve mjekësore rrezikon falimentin, kërkohet mbështetje për fermerin përmes pagesave direkte

Industria e bimëve mjekësore rrezikon falimentin, kërkohet

Industria e bimëve aromatiko-mjekësore nuk është në ditët e saj më të mira për shkak te zhvlerësimit disa mujor të euros dhe parashikimet janë të zymta nëse ky trend do të vijojë.

Kryetari i Shoqatës së Bimëve, Esencave dhe Kultivuesve Shqiptarë të Agrobiznesit (EPCA), Xhevit Hysenaj, shprehet se nëse kjo industri nuk do të jetë pjesë e skemës së mbështetjes direkte për fermerët përgjatë këtij viti, rrezikon të tkurret ndjeshëm. Sipas tij, përfaqësuesit e industrisë janë përballë dy zgjidhjeve, ku asnjëra prej tyre nuk është e përshtatshme.

Sipas Hysenaj, kursi i këmbimit ka sjellë humbje deri 25 % për industrinë përgjatë vitit 2023 dhe eksportet kanë rënë në nivelin 40 %. Nga kjo industri përfitojnë të ardhura mbi 4 mijë familje në vend dhe 90 % e bimëve mjekësore që tregtohen jashtë janë të kultivuara.

 

 

Industria e bimëve mjekësore rrezikon falimentin, kërkohet mbështetje për fermerin përmes pagesave direkte

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook