Duket se po bëhet e përditshme! Dhjetëra mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur sërish poshtë pallatit të tij në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.
Mësohet se edhe ditët e tjera do të ketë protesta të tjera dhe mbledhje të mbështetësve që kundërshtojnë vendimin e GJKKO ndaj Berishës, e cila ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’.
Gjatë episodeve të kaluara kur mbështetësit e tij janë mbledhur, Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, ka dalë në dritare dhe i ka përshëndetur, duke mbajtur edhe një fjalim herën e fundit. Mbështetësve dhe protestuesve poshtë banesës së Berishës, iu është bashkuar dhe e bija e ish-kryeministrit, Argita Malltezi.