Kostelancik nuk u miratua si ambasador i SHBA në Shqipëri, ish-diplomati: Procedurë e Senatit, ja çfarë pritet të ndodhë

Ish-ambasadori Agim Nesho, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 ka komentuar mos miratimin e David J. Kostelancik si ambasadori i ri amerikan në Shqipëri.

Nesho shpjegoi se Senati amerikan ka një procedurë të tillë, që nëse kandidaturat e paraqitura nga ekzekutivi nuk janë shqyrtuar brenda vitit kalendarik ato i rikthehen Presidentit, i cili mund t’i rikandidojë ose të sjellë emra të rinj.

Ai shtoi se rasti i Kostelancik nuk mund të quhet si një “djegie” e tij, por thjesht një procedurë e Senatit të SHBA.

“Ka një procedurë Senati amerikan. Fillon vitin kalendarik në 3 janar dhe të gjitha kandidaturat e paraqitura nga ekzekutivi për ambasadorë, të konfirmuara në “hearing” e tyre, nëse vjen fundi i vitit dhe nuk është marrë një veprim i tillë brenda një viti kalendarik të senatit, atëherë ato i kalojnë në bazë të procedurës Presidentit amerikan, i cili mund të rikandidojë të njëjtët kandidatë, ose mund të sjellë kandidatë të tjerë.

Rasti i Kostelancik, i cili ka qenë diplomat në Shqipëri, nuk mund të konsiderohet si një “djegie” e tij, por është një procedurë e Senatit. Në fund të sesionit të tij, senati nëse ka shumë kandidatura mund të bëjë një përzgjedhje shumë të vogël për të zgjedhur dhe pjesa tjetër kalon pasi rikthehen nga presidenti me emra të rinj ose me ata të mëparshmit. Kemi më shumë një procedurë senati, sesa një refuzim personaliteti”, shpjegoi ai mes të tjerash.

Arena e Lajmit

Kostelancik nuk u miratua si ambasador i SHBA në Shqipëri, ish-diplomati: Procedurë e Senatit, ja çfarë pritet të ndodhë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook