Zona e Freskut u trondit mëngjesin e sotëm, ku vëllai dyshohet se vrau vëllanë dhe më pas kreu vetëvrasje.
Shtetasi me iniciale V. C., 63-vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë vëllanë e tij, L. C., 68 vjeç dhe me pas veten.
Njoftimi i policisë:
Në datë 04.1.2024, rreth orës 07:40, në rrugën “Xhon Belushi”, është marrë njoftim se në banesën e shtetasit L. C., ka te shtëna me armë zjarri.
Nga veprimet paraprake hetimore rezulton se shtetasi V. C., i datëlindjes 03.01.1961 ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllanë e tij, L. C., i datëlindjes 15.07.1955 dhe me pas veten, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen të dy.