Merkato e Teutës, rikthehet lojtari

Arbër Çyrbja është lojtari më i ri i Teutës. Lajmi është dhënë nga klubi durrsak, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Çyrbja vjen në Durrës pas një eksperience te Dukagjini, në Kosovë. Mesfushori ka luajtur edhe më parë për Teutën, ndërsa vlen të theksohet kontributi për Egnatian.

“KF Teuta konfirmon akordin me mesfushorin, Arbër Çyrbja. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Dukgjinit në pjesen e parë të sezonit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Cyrbja, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Partizanit.
#KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit #ArberCyrbja dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë. #forcateuta”, – Shkruan klubi.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Merkato e Teutës, rikthehet lojtari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook