Ivan Hasek është trajneri më i ri i Çekisë. 60-vjeçari çek do të pasojë Sylhavin, i cili u largua pas kualifikueseve të Europianit. Hašek do të jetë në krye të pankinës së kësaj skuadre deri në nëntor 2025 me një opsion për të zgjatur kontratën e tij në Kupën e Botës 2026 nëse skuadra kualifikohet.
Kjo nuk është hera e parë që “timonieri” në fjalë ulet në stolin e kësaj përfaqësuesje, pasi e ka bërë edhe më parë, në 5 ndeshje në vitet 2009-2010. Hasek ka drejtuar skuadra të ndryshme si Al-Hilal, Saint Ettiene, apo Vissel Kobe. Eksperienca e fundit e tij është në stolin e Libanit.
Çekia kërkon rezultate pozitive edhe në Europian, ku është në një grup me Portugalinë dhe Turqinë, ndërsa mbetet për t’u mësuar një skuadër nga Play Off.
(J.S/)