“Reporterët pa kufij” thirrje Gjykatës së Apelit: Të urdhërohet kthimi i pajisjeve të sekuestruara gazetarit Elton Qyno

"Reporterët pa kufij" thirrje Gjykatës së Apelit:

Një nga organizatat më prestigjioze në botë për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes së tyre, “Reporterët pa kufij”, ka reaguar lidhur me rastin sekuestrimit nga SPAK të pajisjeve të gazetarit investigativ, Elton Qyno.

Përmes një reagimi në platformën ’X’ Reporterët pa kufij’ nënvizojnë se sekuestrimi i aparaturave të gazetarit kërcënon fshehtësinë e burimeve konfidenciale dhe i bën thirrje Gjykatës Speciale të Apelit të vendosi kthimin tek gazetari Qyno të sendeve të sekuestruara mes tyre dy telefonat dy kompjutera dhe materialet e tjera profesionale.

POSTIMI:

Sekuestrimi i aparaturave të gazetarit EltonQyno nga prokurorët antikorrupsion pas raportimit të tij për krimin e organizuar kërcënon fshehtësinë e burimeve. RSF i kërkon gjykatës speciale të apelit, e vendosur në 5 janar, të urdhërojë kthimin e pajisjeve të reporterit.

Disa ditë më parë edhe organizata “Safe Journalists Albania”, përmes një reagimi në platformën “X”, shprehën se janë të tronditur nga mos kthimi i paprecedentë i pajisjeve, që u morën pas refuzimit të ligjshëm të gazetarit për të treguar burimin e informacioneve për lajmet e publikuara nga nga ky i fundit.

Më 13 dhjetor 2023, për rreth 9 orë, Elton Qyno u mor në pyetje dhe u raportua se iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve të cilat i kishte publikuar në media lidhur me Nuredin Dumanin. Atij i janë sekuestruar dhe telefonat dhe kompjuterat e materiale të tjera.

“Reporterët pa kufij” thirrje Gjykatës së Apelit: Të urdhërohet kthimi i pajisjeve të sekuestruara gazetarit Elton Qyno

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook