Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto do të largohet nga klubi pas rreth një muaji. Thashethemet sot ishin përhapur gjërësisht se portugezi do të “divorcohet” me këtë skuadër të Serie A në fund të afatit kalimtar të janarit dhe tashmë ka ardhur zyrtarizimi.
Pinto kishte vendosur vetë që ai të mos rinovojë marrëveshjen e tij me klubin pasi të skadojë aktualja në afatin kalimtar të verës, por të dyja palët kanë dalë në konkluzionin e ndërprerjes së bashkëpunimit qysh në këtë periudhë. Më parë u fol për tensione mes Jose Mourinhos dhe Pintos dhe tani mbetet për t’u parë se si kjo ndikon në të ardhmen e trajnerit.
“Pas tre vitesh, besoj se cikli im në Romë ka përfunduar dhe dua të falënderoj të gjithë ata që e bënë kaq të veçantë qëndrimin tim në klub dhe në këtë qytet. Para së gjithash, familja Friedkin, e cila më besoi mua këtë mundësi unike për t’i shërbyer një klubi historik” – tha Pinto.
(J.S/)