Ish-kryeministri Sali Berisha prej datës 30 dhjetor 2023 ndodhet në “arrest shtëpie”, por herë pas herë ka kontaktuar nga ballkoni i banesës së tij me mbështetësit demokratë.
Sot në orët e paradites në shtëpinë e tij kanë shkuar oficerët e policisë për të kontrolluar për zbatimin e masës së sigurisë nga ana e ish-kryeministrit.
Më 30 dhjetor, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin dhe liderin e opozitës, Sali Berisha.
Avokati i Berishës e cilësoi ndalimin e komunikimit si privim të lirisë për një deputet dhe paralajmëroi apelimin e masë