Dan Hutra dhe tre të burgosur tentuan të arratisen nga burgu, Balla: Nuk është diçka që nuk ndodh

Dan Hutra dhe tre të burgosur tentuan të arratisen nga burgu, Balla:

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pasi Dan Hutra dhe tre të burgosur të tjerë në burgun e Fierit tentuan të arratisen duke prerë hekurat e qelisë.

Balla u shpreh se përpjekje të tilla ndodhin shpesh, por shtoi se u kap në kohë nga policia.

Ministri theksoi se u parandalua një ngjarje e rëndë, me zbulimin e planit të katër të burgosurve për t’u arratisur.

“Nuk është diçka që nuk ndodh, por përpjekje të tilla ndodhin shpesh. Fakti që u kap në kohë nga policia e burgjeve tregon që është parandaluar një ngjarje e rëndë”, u shpreh shkurtimisht ministri Taulant Balla.

Dan Hutra dhe tre të burgosur tentuan të arratisen nga burgu, Balla: Nuk është diçka që nuk ndodh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook