Denoncoi në 2022 se i kishin hapur në “TikTok” një adresë false me emrin e saj, policia për vdekjen e 41-vjeçares: Çështja është nën hetim

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me vdekjen e Bedrie Lokës, e cila piu fostoksinë pasi i kishin hapur një profil fals në ‘TikTok’. Në lidhje me ngjarjen, e ndjera kishte bërë një kallëzim në dhjetor të vitit 2022.

Në sqarimin e Policisë së Durrësi t thuhet se kallëzimi i 41-vjeçares, ishte nën hetime dhe se kishte kaluar në Prokurori. Sakaq thuhet se që prej asaj periudhe nuk ishte bërë asnjë denoncim tjetër.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se:

Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L., 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L.

Arena e Lajmit

Denoncoi në 2022 se i kishin hapur në “TikTok” një adresë false me emrin e saj, policia për vdekjen e 41-vjeçares: Çështja është nën hetim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook