“E tepërt të flasësh për objektiva te Partizani”, Orges Shehi: Tifozët e kuq do t’i bind me vepra

Partizani po e zhvillon fazën përgatitore në Antalia, Turqi. Të kuqtë u zhvendosën atje më 2 janar, teksa do qëndrojnë deri më 10 janar. Orges Shehi, trajneri i të kuqve ka folur për Partizani Channel në prag të testit parë miqësor me Volendam. Ai ka folur si trajneri i Partizani, ku më parë ka dhënë kontributin si lojtar. Ndër të tjera ka dhënë opinion për formulën e re dhe tifozët.

Keni qenë pjesë e ekipit të Partizanit. Si e shikoni rikthimin në familjen e kuqe si trajner?

E vërtetë, para 15 viteve kam qenë pjesë e Partizanit. Nga lojtar rikthehem si trajner. Kohë 14-15 viteve, është kënaqësi në radhë të parë që kthehem, ku kam kontribuar 4 vjet në këtë klub. Më kryesorja e gjej komplet të ndryshuar, tërësisht klubin, nga infrastruktura, trofetë, ambiciet dhe njerëzit. Është një klub i ndryshuar tërësisht nga ajo çfarë unë kam lënë. Ajo që thashë pak më parë, është kënaqësi të jem pjesë e këtij klubi.

Çfarë mendoni të ndryshoni për të arritur objektivat sezonale? Cilat janë ato sipas gjykimit tuaj?

Të flasësh për objektivat kur je pjesë e një klubi si Partizani, duket pak e tepërt. Objektivat janë gjithmonë prezente dve janë gjithmonë konkrete. Objektivat janë për të arritur majat në futbollin shqiptar, siç janë trofetë, por edhe për të bërë një hap më shumë në Europë. Objektivat janë të qarta, çdo trajner i ri, mundohet të ndryshojë pak në mënyrën e sjelljes së lojtarëve në fushë, në mënyrën e lojës. Kështu që këto ditë shpresojmë të na mjaftojnë ose të jenë ditë që të shprehim apo implementojmë atë që kemi ne në kokë, me ia përcjell lojtarëve. Gjithmonë për të arritur objektivat.

Formula e re, çfarë mendoni?

Dihet që kjo është formulë e re, që është vendos që në fillim të kampionatit. S’ka nevojë për koment, është formulë që dhe pas 36 javëve kërkon fazën më të rëndësishme të kampionatit, siç është “final 4”. Shpresojmë të bëjmë më të mirën tonë për të arritur gjithmonë në krye të klasifikimit 36 javët që janë të luajtura normale. Pastaj dhe final 4 për ta interpretuar dhe për të qenë sa më të freskët, sa më në gjendje sepse dihet që trofeu vendoset nga ky “final 4”.

Partizani Channel…?

Jo vetëm unë po të gjithë e mendojnë risi në futbollin shqiptar. Kjo është një nga gjërat e mira që një klub ka. Ka kanalin e vet zyrtar, përcjell lajmet nga kanali i vet, çdo gjë është në lidhje me klubin. Kështu që është gjë e mirë dhe profesionale, për t’u vlerësuar sepse është krijim për një klub, siç e kanë të gjithë klubet profesioniste në Europë dhe botë.

Tifozëria e Partizanit...?

Për tifozët bëjmë gabim që flasim me gojë, do ta tregojmë me vepra në fushë. Na ngel për detyrë sepse të drejtosh apo luash për Partizanin, si lojtarët dhe ne është përgjegjësi e madhe. Është klub që ka shumë trofe në vitrinën apo arkivën e vet. Na mbetet vetëm për të punuar, për të djersit, për të qenë të disiplinuar, që njerëzit kur të vijnë në stadium, tifozët që Partizani ka të shumtë të jenë gjithmonë të kënaqur me performancën e skuadrës. Por dhe me idenë në kokë që skuadra sot bëri maksimumin. Na mbetet shumë punë, për të arrit me kënaq tifozët sepse dihet që kemi mbështetje të madhe dhe janë pjesë e rëndësishme e klubit.

()

Arena e Lajmit

“E tepërt të flasësh për objektiva te Partizani”, Orges Shehi: Tifozët e kuq do t’i bind me vepra

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook