I shumëkërkuar, Conte “tërbon Serie A, tre ekipe në garë për teknikun italian

Antonio Conte, pasi mbylli aventurën e tij në Angli, pas një pauze të gjatë, tani është gati të rikthehet në aksion. Tekniku italian është një nga emrat më të lakuar, mbi të gjitha në Serie A, kjo pasi edhe dëshira e tij është të rikthehet në shtëpi. Ish trajneri i Tottenham është i vetëdijshëm se në Itali nuk mund të pretendojë një pagë të lartë, por kjo për të ka pak rëndësi pasi qëllimi i tij kryesor është të gjejë një skuadër që i jep mundësinë të konkurrojë për trofe.

Conte
 

Prej kohësh emri i tij lidhet me një transferim të mundshëm te Milan ose Napoli, por në skenë së fundmi ka dalë edhe Roma. Ibrahimovic, tashmë me post drejtues te Milan, është i fiksuar pas idesë për t’i besuar stolin e “djallit” pikërisht Antonio Contes, problemi në këtë pikë është se Ibra duhet të bind Garry Cardinale i cili ka një tjetër vizion, nuk preferon ndryshime të forta dhe të bujshme.

Pioli Ibra
 

Ndryshe është diskutimi për Napolin, De Laurentiis nuk ka nevojë të marrë miratimin e askujt, por Conte e ka refuzuar më herët, nuk pranoi të merrte drejtimin e ekipit pas largimit të Rudi Garcia-s. Pak më larg është Roma, për momentin verdhëkuqtë duhet të vendosin përfundimisht se çfarë do të bëjnë me Jose Mourinho-n.

Arena e Lajmit

I shumëkërkuar, Conte “tërbon Serie A, tre ekipe në garë për teknikun italian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook