Nën hetim për fshehje pasurie, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK: Kam kërkuar kthimin e laptopit. Pranon njohjen me zyrtarët e kontrolluar nga prokurorët

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të masës së sigurisë së detyrimit me paraqitje. Beqaj paraqitet në SPAK ndërkohë që ndaj tij ka nisur një hetim i gjerë pasuror në dyshime me abuzimet në agjencinë shtetërore Saspak.

Në dalje për mediat, Beqaj tha se kishte kërkuar nga organet e drejtësisë kthimin e laptopit, pasi aty kishte të gjitha dokumentet e sterilizimit. “Unë e kam pranuar që në momentin që ka ndodhur qoftë kontrolli i banesës qoftë sekuestrimi i laptopit.

Kam kërkuar që laptopin të paktën të ma japin pasi kam të gjitha materialet e sterilizimit që të mund të vazhdoj komunikimin me SPAK për çështjen e sterizilimit. Kërkoj nga drejtësia që të jetë korrekte me mua. Ka katër javë që kemi kërkuar të gjitha raportet e KLSH-së me të cilat është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme”, tha Beqaj.

Ish-ministri u pyet nëse kishte njohje me personat e tjerë të dyshuar ndaj të cilëve u ushtruan kontrolle nga SPAK. “Ermal Kurtulajn e njoh prej 15 vitesh. Që nga maji i 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej edhe nga Saspaku. Lokali Gzona ka shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare me familjen time. bashkëshortja ime është larguar para 4 vitesh dhe nga gjithë puna, ka marrë 1.5 milionë lekë të vjetra”, tha ai.

Arena e Lajmit

Nën hetim për fshehje pasurie, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK: Kam kërkuar kthimin e laptopit. Pranon njohjen me zyrtarët e kontrolluar nga prokurorët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook