Nis epoka e re te Manchester United, miliarderi britanik zbret në fushë dhe premton investime

Ka nisur një epokë e re për Manchester United, të paktën në kupolën drejtuese, me miliarderin Sir Jim Ratcliffe që pasi bleu 25% të aksioneve të klubit, ka zbritur vetë në fushë duke u takuar me stafin drejtues, trajnerin dhe futbollistët.

Ai mbajti një fjalim frymëzues në lidhje me planet e tij për të ringjallur Manchester United. Dhe miliarderi britanik ka lënë një përshtypje të madhe falë vlerësimit të tij të hapur për rënien e klubit pas Sir Alex Ferguson.

Ratcliffe, 71 vjeç, vlerësoi suksesin komercial të klubit dhe qëndrueshmërinë e treguar gjatë pandemisë, por tha se ai investoi në klub për të fituar trofe, jo për të fituar para nga aksionet e tij prej 1.3 miliardë stërlinash.

Për të përmbushur qëllimet e tij, Ratcliffe dëshiron të ndërtojë një mjedis elitar në klub, mbi të gjitha për t’u rikthyer konkurrues në Premier League dhe Champions. Numri një i klubit ka premtuar investime të mëtejshme, duke përfshirë 300 milionë paund që do të shpenzohen për përmirësimin e Old Trafford dhe qendrës stërvitore në Carrington.

Shtrëngimi i duarve me Ten Hag nënkupton se për momentin trajneri holandez ka besimin e tij, por nëse Djajtë e Kuq nuk arrijnë të futen mes katër skuadrave të para, me siguri në verë do të vijë revolucioni.

()

Arena e Lajmit

Nis epoka e re te Manchester United, miliarderi britanik zbret në fushë dhe premton investime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook