Pr.ligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave drejt përfundimit, Ministria e Financave po diskuton formulën e primit

Qeveria po avancon me projektligjin e sigurimit të detyrueshëm të banesave për dëmet nga tërmeti. Ministri i Financave, Ervin Mete tha se diskutimet me Bankën Botërore janë të hapat e fundit dhe se deri në pranvere do të ketë një draft final ku do të përcaktohen dhe  çmimet e primeve që duhet të paguajnë qytetarët dhe sesa do të jetë vlera maksimale e siguracionit.

“Është në diskutim nëse do të jetë një prim bazik i ndarë në dy apo 4 zona të vendit, të cilat reflektojnë nga njëra anë riskun sizmik dhe nga ana tjetër dhe vlerën e banesave. Besoj brenda tremujorit të parë të vitit do të kemi një draft”, tha Mete.

Sipas projekt ligjit banesat duhet te sigurohen çdo vit dhe për ato subjekte që nuk paguajnë do të ketë masa duke mos marre shërbime në e-albania. Duke qëndruar tek banesat, Mete tha se do te ketë rishikim te çmimeve referencës se shitjes se pronave të paluajtshme në bregdet. Ndërkohë, nga ana tjetër është menduar futja e një koeficient amortizimi për vjetërsinë e ndërtesave duke zbutur çmimin e referencës për çdo vit.

“Atje ku çmimet si në vijën bregdetare kur janë rritur ndjeshëm, do të aplikohet edhe një çmim reference më i lartë. Kur të aplikohet ky çmim reference do të merret parasysh mosha e ndërtesës. Për një ndërtese me moshë më të vjetër për çdo vit vjetërsie, çmimi do të zbresë me 1%”, tha Mete.

Sa i përket skemës se pensioneve, ministri i Financave tha se do të pritet rezultatet e censit për të parë se si do mund të ndërhyhet.

“Duke pritur edhe rezultatet e censutit të INSTAT-it, do të kemi më tepër informacion sa i përket vlerësimit të skenës së pensioneve dhe çmimet e tjera të mbrojtjes sociale”, tha Mete.

 

Arena e Lajmit

Pr.ligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave drejt përfundimit, Ministria e Financave po diskuton formulën e primit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook