Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës pas denigrimit në “TikTok”, zbardhen detaje të reja, policia po heton edhe një pistë tjetër

Burime nga grupi hetimor kanë zbuluar për News24 se se përveç pistës së bullizimit në rrjetin social Tik-Tok, po hetohen edhe pista të tjera bazuar në indicie dhe dëshmi të deritanishme të marra nga policia e Durrësit lidhur me vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka.

Policia ka marrë edhe dëshminë e vajzës të së ndjerës. News24 ka mësuar se grupi hetimor ka marrë dëshmitë e vëllezërve të së ndjerës të cilët kanë dhënë pista të tjera që nuk lidhen vetëm me denoncimin për bullizimin në rrjetet sociale të cilat e ndjera i kishte denoncuar 13 muaj më parë, por edhe me marrëdhëniet familjare.

Versioni për bullizimin në “Tik-Tok” u denoncua në polici përherë të parë nga i shoqi.

Grupi hetimor ka këqyrur edhe telefonin e të ndjerës, por nga këqyrja paraprake deri tani nuk ka rezultuar ndonjë prove implikuese që të përfshijë personat me të cilët ka komunikuar sidomos para aktit ekstrem.

Telefoni pritet t’i nënshtrohet një ekspertize më të thelluar dhe nga Policia po merren dëshmi të tjera të personave që mund të kenë dijeni direkte dhe indirekte lidhur me ngjarjen.

Arena e Lajmit

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës pas denigrimit në “TikTok”, zbardhen detaje të reja, policia po heton edhe një pistë tjetër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook