Vetëvrasja e 41-vjeçares/ “TikTok, platformë e rrezikshme”, psikologia: Mbyllja e rrjetit social nuk është zgjidhje, por…

Psikologia Jonida Haxhiu e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një 41-vjeçare i dha fund jetës duke për fostoskinë pasi i kishin hapur një profil fals në platformën ‘TikTok’.

Ajo u shpreh se ngjarja ishte e rëndë dhe preku gjithë shoqërinë, ndërsa shtoi se të gjithë jemi të rrezikuar nga ekspozimi në rrjetet sociale.

Më tej ajo u shpreh kundër mbylljes së platformës ‘TikTok’ duke argumentuar pafund rrjete të tjera sociale ku mund të ekspozohemi.

“Ka qenë një ngjarje që na preku të gjithë. Një nënë e 4 fëmijëve u detyra që ditën e ditëlindjes së vajzës së saj i dha fund jetës në mënyrën më tragjike të jetës. Unë shoh disa elementë që mund ta kërcënuar këtë grua në këtë fund tragjik. Mediat kanë fajësuar dhe përmendur TikTok dhe unë nuk dua ta shfajësoj. Platforma të tilla janë të rrezikshme, pasi jemi të ekspozuar dhe pak dimë se si të mbrohemi. Ky është problemi fillestar, por ka shumë të tjerë. Është mentaliteti, ku kjo grua nuk gjeti suportin për këtë situatë. Cilido ka qenë konflikti ka mënyra për t’i zgjidhur.

Kemi pasur situata stresuese për shkak të shpërndarjes së pamjeve të papërshtatshëm dhe viktimat kanë përjetuar stres. Duhet gjetur një zgjidhje për të përballuar këtë situatë. Ne themi që duhet, duhet, duhet… Por ajo që gjithsecili prej nesh duhet të bëj është kujdesi personal. Nuk e shoh si zgjidhje të ndalohet TikTok, pasi ka plot të tilla. Kujdesi për secilin prej nesh fillon te vetja. Nuk është zgjidhja që fëmijëve t’u jepet një smartphone, apo një tablet, pasi jo çdo prind ka informacion se çfarë fshihet më tej.”, u shpreh Haxhiu.

()

Arena e Lajmit

Vetëvrasja e 41-vjeçares/ “TikTok, platformë e rrezikshme”, psikologia: Mbyllja e rrjetit social nuk është zgjidhje, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook