41-vjeçarja helmoi veten me fostoksinë pas Vitit të Ri, shoqërohet në polici bashkëshorti

41-vjeçarja helmoi veten me fostoksinë pas Vitit të Ri,

Është shoqëruar në policinë e Durrësit, bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka që helmoi veten me fostoksinë pas Vitit të Ri. Ka dyshime se Xhemal Loka ka shtyrë gruan e tij drejt vetëvrasjes.

Ky i fundit jetonte në emigrim në Greqi dhe ishte kthyer në shtëpi më 27 Dhjetor, së bashku me djalin e tyre të madh, për festat e Vitit të Ri.

Çifti ishin prindër të katër fëmijëve, tre djemve dhe një vajze, dhe dëshmitë e tyre kanë qenë kyçe në lidhje me zbardhjen e ngjarjes, ku kanë treguar se prindërit kishin konflikte.

Bashkëshorti i të ndjerës kishte fshehur edhe dy telefonat e tij në banesa të ndryshme, ndërsa policia i ka gjetur edhe një pistoletë.

Xhemal Loka në dëshminë e dhënë për policinë është shprehur se gruaja e tij ka patur stres e ankth kohët e fundit. Sipas tij, bashkëshortja Bedrie Loka mund ta ketë kryer aktin e vetëvrasjes pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në rrjetin social TikTok me emrin e saj, ngjarje për të cilën viktima kishte bërë edhe një kallëzim penal.

Xhemal Loka ka deklaruar se një natë para ngjarjes e shoqja ka qenë në rregull dhe s’ka patur shqetësime.

Ai ka treguar se e kanë kaluar mbrëmjen në rregull duke festuar Vitin e Ri, por sipas tij prej kohësh gruaja kishte shfaqur shqetësime pasi nuk përballonte dot fotot denigruese ndaj saj të publikuara në TikTok.

Xhemail Loka ka dëshmuar se mëngjesin e 2 Janarit është çuar dhe ka parë bashkëshorten të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes, në mes të shtëpisë.

Me automjetin e vëllait të tij e kanë transportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ku mjekët i kanë komunikuar se ajo kishte konsumuar fotosksinë. Më pas e kanë nisur ambulancë në drejtim të QSUT për mjekim më të specializuar ku është vendosur në reanimacion, por për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësorë ka ndërruar jetë.

41-vjeçarja helmoi veten me fostoksinë pas Vitit të Ri, shoqërohet në polici bashkëshorti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook