Dalin emrat e 3 shqiptarëve të dhunuar barbarisht nga serbët, fillimisht sulmuan makinën dhe më pas i goditën fizikisht (Detaje+pamje)

Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi janë tre shqiptarët e dhunuar barbartisht sot në Malin e Zi, një grup personash, që dyshohet se janë serbë të Bosnje Hercegovinës.

Burime për bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Tre shqiptarët ndodheshin në një makinë me targa gjermane, në momentin kur janë sulmuar nga një persona pa asnjë shkak.

Ata kanë goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptarë nga mjeti, janë sulmuar fizikisht edhe këta shtetas, duke ju shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Tre të rinjtë janë paraqitur në policinë lokale për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht nga ana e mjekut ligjorë, ku janë konstatuar dëmtime të kategorizuar ‘rrahje’.

Nga ana e policisë malazeze ju është kërkuar të bënin denoncim, por të frikësuar, ata nuk kanë pranuar të bëjnë një gjë të tillë, deri në mbërritjen e një avokati shqiptar.

Mësohet se drejt tyre është nisur një avokat nga Ulqini. Ndërkohë pala shqiptare ka mundur të komunikojë më tre shqiptarët duke ju ofruar asistencën që kanë nevojë.

Nga pala malazeze thuhet se kanë nisur hetimet për zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje tepër të rëndë.

Me ardhjen e avokatit do t’u vihen për njohje disa foto për personat që mund të jenë autorë të mundshëm të kësaj vepre penale të rëndë.

Arena e Lajmit

Dalin emrat e 3 shqiptarëve të dhunuar barbarisht nga serbët, fillimisht sulmuan makinën dhe më pas i goditën fizikisht (Detaje+pamje)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook