Dështoi nga penalltia në ndeshjen ndaj Interit, kërcënohet me jetë lojtari i Veronës

Thomas Henry gaboi nga penalltia në minutën e 100-të, në ndeshjen mes Interit dhe Veronës. Teksa rezultati ishte 2-1 për zikaltërit, mysafirët nga Verona, patën rastin e artë për të dërguar shifrat në 2-2, por sulmuesi 29-vjeçar gjeti vetëm shtyllën. Henry, në një postim në Instagram shkruajti se për shkak të dështimit nga 11-metërshi, ka marrë kërcënime nga tifozët.

“Për të gjithë njerëzit që mendojnë se e njohin futbollin më mirë se kushdo tjetër dhe që fyejnë familjen time duke i uruar vdekjen, shpresoj që një ditë të gjeni paqen në jetën tuaj të vogël. Gabimet janë pjesë e sportit dhe prandaj do të vazhdoj të punoj për të qenë më i mirë se më parë. Një ditë fiton, një ditë humb, një ditë shënon, një ditë gabon. Kjo është jeta ime si futbollist” – shkruajti ai.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Dështoi nga penalltia në ndeshjen ndaj Interit, kërcënohet me jetë lojtari i Veronës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook