Dhuna ndaj tre shqiptarëve, reagon kryeministri malazez: Njëri nga autorët është identifikuar

Dhuna ndaj tre shqiptarëve, reagon kryeministri malazez: Njëri nga

Kryeministri malazez, Milojko Spajiç ka reaguar pas dhunës barbare të ushtruar ndaj tre shqiptarëve këtë të shtunë në Malin e Zi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spajiç u shpreh se njëri nga autorët është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë.

Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, shkruan Spajiç në rrjetin social X.

Dhuna ndaj tre shqiptarëve, reagon kryeministri malazez: Njëri nga autorët është identifikuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook