I pari që fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe trajner, shuhet legjenda e futbollit brazilian dhe botëror

Ka vdekur në moshën 92-vjeçare Mario Zagallo, legjenda e futbollit brazilian dhe botëror.

Zagalo, i cili u bë i pari që fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe trajner, në karrierën e tij të lojës luajti si anësor i majtë për Seleção ndërsa fitoi gjithsej 4 Kupa Botërore (2 si lojtar, 1 si trajner dhe 1 si ndihmës trajner) nga 5 që ka Brazili. Ai ishte një anëtar i ekipit të Brazilit që fitoi Kupën e parë të Botës në 1958 dhe ekipit të 1962 që ruajti titullin.

Si trajner i ekipit më të njohur që përfshinte Pele, Tostao, Rivellino, Carlos Alberto dhe Zairzinho, ai fitoi Kupën e tretë të Brazilit në Meksikë në vitin 1970, ndërsa ishte ndihmës trajner në triumfin e katërt të Seleção në 1994 në SHBA.

Dy vite më parë FIFA prezantoi një dokumentar për Mario Zagallon në tre episode.
()

Arena e Lajmit

I pari që fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe trajner, shuhet legjenda e futbollit brazilian dhe botëror

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook