E famshme për cilësinë e produkteve të saj, edhe industria e gjermane po përballet sot me momente të vështira.
E përfshirë në transformimin më të madh të historisë së vet, kjo industri është duke paralajmëruar largim masiv të punëtorëve. Muajt e fundit kanë qenë vëçanërisht të vështirë, mes mungesës së porosive dhe efekteve të dukshme të inflacionit.
“Për mua, ishte një vit i rritjeve ekstreme, të paplanifikuara dhe pjesërisht kaotike të kostove,” i tha DW Matthias Rommel, drejtor i fabrikës së veglave teknike Paul Horn GmbH në Tübingen, ku që prej 1969-tës prodhohen pajisje teknike precize dhe të veçanta.
Klienti i saj më i rëndësishëm është industria e automobileve, e cila po hyn në një ngërç jo të vogël. Edhe pse firma si Volkswagen, Mercedes dhe BMW njoftuan rritje të shitjeve për periudhën nga janari deri në shtator 2023 dhe eksportet e makinave dhe regjistrimet e reja ishin përsëri në rritje, furnitorët sërish ankohen për rënie të prodhimit dhe eleminimin masiv të vendeve të punës.
“Nëse elektromobiliteti fiton rëndësi, do të ketë pasoja për vendet e punës në të gjithë industrinë,” thonë ekspertë vendas, të cilët presin që deri në 160.000 vende pune të humbasin përmes këtij transformimi. Në 2024-tën, sipas tyre, tendencë do të përkeqësohet edhe më shumë. Kompanive të mëdha do t’u duhet të mësojnë të përballen me kushtet e reja në treg, teksa një prej problemeve më të mëdha është konkurrenca gjithmonë e më e fuqishme nga Azia.
Arena e Lajmit