Me thikë në dorë dhe armë imituese grabisnin njerëzit në rrugët e Tiranës, policia arreston 3 të rinj

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 të rinj, të cilët nën kërcënimin e thikës dhe armëve imituese, grabisnin qytetarët nëpër rrugët e kryeqytetit.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për dhe News24 se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku shërbimet e komisariatit nr.2 në kryeqytet kanë arrestuar një grup prej 3 djemsh që përdornin thikë dhe pistoletë që dukej si origjinale ( pistoletë çakmak) duke krijuar frikë te qytetarët në rrugë.

Tre të rinjtë vidhnin me dhunë grupe të ndryshme të rinjsh në orët e vona kudo që qarkullonin. Brenda 15 minutash ata kanë grabitur dy grupe, një te ‘Piramida’ dhe një te ‘Rogneri’, por dyshohet që mund të kenë grabitur edhe të tjerë.

Komisariati nr.2 sapo ka marrë njoftimin i ka arrestuar në flagrancë. Tre të rinjtë të moshave 16-17 vjeç, akuzohen për vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje e armëve.

Arena e Lajmit

Me thikë në dorë dhe armë imituese grabisnin njerëzit në rrugët e Tiranës, policia arreston 3 të rinj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook