Rama dhe anëtarë të kabinetit, 6 mijë dollarë në hotelin e Trump? Gjylameti: Janë vizita zyrtare, parashikohen…

Dy ditë më parë, BIRN publikoi Raportin e Kongresit të SHBA, teksa sipas dokumenteve rezultonte se shpenzimet e zyrtarëve të huaj në favor të bizneseve të presidentit Trump, kapin një vlerë prej 8.7 milionë USD.

Sipas këtyre dokumenteve, midis viteve 2017-2020, kryeministri Edi Rama, këshilltarët e tij dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, shpenzuan rreth 6 mijë USD në hotelin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Uashington.

E pyetur për këtë dhe akuzat se qëndrimi në këtë hotel u bë për të pasur mbështetjen e Trump, Blerina Gjylameti, në “Kjo Javë”, tha se nuk është aspak e vërtetë që është bërë për të tërhequr mbështetje.

Sipas saj shpenzimet janë të parashikuara në procedura përkatëse që lidhen me vizitat zyrtare.

“Nuk besoj se ka ndikime nëse dikush në vizita zyrtare qëndron në një hotel apo në një tjetër, që mund të ndikojë në atë që zotëron linjën e hoteleve. Në lidhje me shpenzimet, janë për net qëndrimi të parashikuara në procedurat përkatëse. Ka disa rregullore që respektohen për nëse që qëndrohet për vizita zyrtare. Tërësisht e pavend për të diskutuar për mijëra dollarë të shpenzuara për vizita zyrtare”, u shpreh Gjylameti.

Arena e Lajmit

Rama dhe anëtarë të kabinetit, 6 mijë dollarë në hotelin e Trump? Gjylameti: Janë vizita zyrtare, parashikohen…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook