Komuniteti shkencor ka zbuluar një planet të ri, 245 vite dritë larg nga toka, të mbuluar me oqeane.
Sipas earth.com, madhësia e këtij planeti është sa dyfishi i rrezes së tokës. Planeti ka marrë emrin TOI-733B dhe ka një veçori unike në atmosferësn e tij. Ekspertët kanë paraqitur dy skenarë, i pari është se planeti mund të ketë humbur shtresën e tij atmosferike dhe i dyti është se mund të ketë një botë oqeanike shumë të rrezatuar.
Përbërja e këtij ekzoplaneti është një shkëmb i thatë dhe pa shtresa të gazta. Shkencarët kanë shpjeguar se një nga arsyet se përse është kjo situatë, se duke qenë afër diellit atmosfera e tij do të avullonte. TOI-733B është konsideruar i ngjashëm me planetin Neptun për shkak të karakteristikave të tij.
Shkenctarët kanë ngritur hipotezat se të tjerë planetë në univers që mund të kenë oqeanë në jetën jashtë tokës dhe për këtë do të ketë një thellim të kërkimeve për të bërë eksplorime të mëtejshme. Me teknologjinë aktuale, vëzhgimi dhe kërkimi i detajuar në këto botë të mundshme oqeanike janë të kufizuara.
NASA dhe agjenci të tjera hapësinore ndërkombëtare i përmbahen Traktatit të Hapësirës së Jashtme të vitit 1967, i cili mandaton shmangien e kontaminimit të dëmshëm të trupave qiellorë. Udhëzimet e paraqitura nga Komiteti për Kërkimet Hapësinore (COSPAR) shërbejnë për të zbatuar këtë traktat, duke kërkuar protokolle rigoroze pastrimi për anijet kozmike.
Misionet e planifikuara si Europa Clipper i NASA dhe Eksploruesi i Hënave të Akullta të Jupiterit të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (JUICE), do të ofrojnë më shumë njohuri për këto botë dhe do të ndihmojnë në përsosjen e masave tona të mbrojtjes planetare.
Arena e Lajmit