Salernitana sfidon Juventusin, Inzaghi: Ia dalim me tifozët, kemi treguar se jemi kockë e fortë

Salernitana do provojë që të surprizojë të dielën pasdite, teksa në orën 18.00 pret në shtëpi Juventusin, këtë herë në një ndeshje kampionati. Në intervistën para ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Salerno, Filippo Inzaghi u shpreh se për të marrë pikë në këtë takim do duhet një ndeshje pothuajse perfekte.

“Të gjithë e dimë forcën e Juventusit, nesër do të na duhet ndeshja klasike perfekte dhe shpresojmë që ata të mos jenë në një nga ditët më të mira. Ne luajmë në stadiumin tonë dhe tifozët tanë do të jenë të pranishëm.

Ne, kundër Lazios dhe Milanit kemi treguar se mund të jemi kockë e fortë. Jam i sigurt që tifozët tanë do të na japin një dorë të madhe për të provuar këtë sukses” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Salernitana sfidon Juventusin, Inzaghi: Ia dalim me tifozët, kemi treguar se jemi kockë e fortë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook