Zbardhen të tjera dëshmi tronditëse që thellojnë edhe më shumë rolin e 45-vjeçarit Xhemal Loka, i cili akuzohet se ka nxitur gruan e tij që ta çojë atë drejt vetëvrasjes.
“Babai dhunonte dhe shantazhonte vazhdimisht nënën”, mësohet të jetë shprehur e bija e viktimës para grupit hetimor.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj në një lidhje live për News24 nga vendngjarja, raportoi se nëna i kishte treguar të bijës më 2 janar në lidhje me sherrin që kishte me babain e saj. Ndërkohë që gjatë këqyrjes së telefonit të 45-vjeçarit, të cilat ia kishte dhënë për t’i fshehur motrës së tij, janë zbuluar mesazhe kërcënuese dhe video që ai i kishte dërguar gruas së tij të ndjerë. Ndërkohë, ekspertët e IT po zbulojnë se kush e hapi adresën e TikTok.