Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve/ “Kisha dëgjuar për Tik tok”-un, fqinji: S’kishte konflikte me burrin, ishte shumë punëtore

“Një grua e mirë, shumë punëtore. Ishin familje e mirë”. Kështu deklaron fqinji i 41-vjeçares që i dha fund jetës duke pirë fostoksinë, ndërsa dyshohet se dhunohej dhe kërcënohej nga i shoqi.

Në një prononcim për gazetaren e News24 dhe , Klodjana Haxhiaj, fqinji i të ndjerës Bedrie Loka, Ylber Xhulja tha se nuk ishte në dijeni të konflikteve mes çiftit.

Ai tha se bashkëshorti i së ndjerës ishte emigrant në Greqi. “Ishte emigrant, si unë. Vinte ikte. Rrinte disa kohë. Nuk kam dëgjuar për sherre. Nuk kishin asnjë konflikt. Ishin njerëz të thjeshtë. Fëmijët iu rritën. Kisha dëgjuar fjalë për sherrin për Tiktok-un, por se kisha parë. Fjalët kisha dëgjuar.”, pohoi fqinji.

Arena e Lajmit

Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve/ “Kisha dëgjuar për Tik tok”-un, fqinji: S’kishte konflikte me burrin, ishte shumë punëtore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook