Teksa opinioni publik u trondit dje nga një ngjarje e rëndë, ku një 41-vjeçare i dha fund jetës për shkak të bullizimit në rrjetet sociale, policia vijon hetimet. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për se policia e Durrësit ka marrë në pyetje dhe vëllezërit e Bedrie Loka.
Ata kanë dëshmuar që kunati vinte 2 herë në vit në familje nga Greqia. Vëllai u pyet dhe për faktin nëse kishte dijeni për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti ndaj motrës së tij të ndjerë, ndërsa ai ka thënë që “ai ashtu është” duke lënë të nënkuptohej se ishte i dhunshëm.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezultoi se në trupin e gruas nuk ka asnjë shenjë dhunë, ndërsa shkak i vdekjes është helmimi.