34-vjeçares i vjedhin çantën me 3 mijë euro në një byrektore

34-vjeçares i vjedhin çantën me 3 mijë euro në

Një 34-vjeçare, banuese në Itali, ka bërë një denoncim në polici, pasi i kanë vjedhur çantën me 3 mijë euro brenda në një byrektore.

Ajo ka zbuluar se brenda kishte dhe aksesorë të tjerë floriri dhe dokumente.

“Në stacionin e Policisë Belsh, ka kallëzuar shtetasja 34 vjeçe, banuese në Itali, se në ambientet e jashtme të një byrektorje i kanë vjedhur çantën brenda së cilës kishte 3000 euro, disa aksesorë floriri dhe dokumente”, njofton policia.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

34-vjeçares i vjedhin çantën me 3 mijë euro në një byrektore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook