Kevin de Bruyne është një nga lojtarët më të mirë të Manchester Cityt. Gjithsesi, forma e dobët fizike që po kalon dhe lamtumira e mundshme e Guardiolës nga kampionët e Anglisë mund të bëjë që mesfushori belg të mendojë largimin.
De Bruyne pëlqehet shumë në Arabinë Saudite dhe shumë skuadra të këtij vendi, janë të gatshme të plotësojnë tekat financiare që lojtari mund të kërkojë. Nuk përjashtohet një sulm i arabëve tani në janar, ose më së largu, në qershor.
Ky muaj do të jetë vendimtar për të rifituar formën e tij edhe në kuadër të Kampionatit Evropian të planifikuar në Gjermani. Futbollisti është rikthyer në fushë sot në FA Cup, pas 149 ditësh mungesë.
Aktualisht, 32-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2025 me klubin e Manchester Cityt. Më parë, De Bruyne ka mbajtur veshur fanellat e Genk, Ëerder Bremen, apo Wolfsburg.
(J.S/)