Dhuna barbare ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi, arrestohen 5 autorë të dyshuar, në kërkim 2 të tjerë

Autoritetet malazeze kanë arrestuar 5 persona të cilët dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj 3 shqiptarëve dje në Hercegnovi të Malit të Zi. Sipas autoriteteve malazeze autorët janë me kombësi malazeze, më konkretisht nga Hercegnovi.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për News24 dhe se përveç 5 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të dyshuar.

“Janë arrestuar 5 nga dhuna ndaj 3 shqiptarëve dje në Malin e Zi. Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë për ngjarjen e djeshme në afërsi të qytetit Hercegnovi. Tre të rinj shqiptarë janë sulmuar nga 7 persona. Fillimisht kanë qëlluar automjetin e tyre dhe më pas kanë ushtruar dhunë fizike. Nga komunikimet mes palëve është se kjo çështje nuk ka të bëjë me çështje etnike. Ndërsa sipas një prej të dhunuarve dyshohet për dhunë etnike, pasi kanë pasur një flamur shqiptar në pasqyrën e makinës. Të rinjtë shqiptarë kanë qenë duke komunikuar shqip me njëri-tjetrin dhe janë dëgjuar nga autorët, të cilët i kanë dhunuar fizikisht.”, raportoi ‘live’ gazetari Çelmeta.

()

Arena e Lajmit

Dhuna barbare ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi, arrestohen 5 autorë të dyshuar, në kërkim 2 të tjerë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook