Dhunimi barbar i tre shqiptarëve në Malin e Zi, policia malazeze identifikon tre autorët e dyshuar

Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi janë tre shqiptarët e dhunuar barbarisht sot në Malin e Zi, një grup personash, që dyshohet se janë serbë të Bosnje Hercegovinës.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia malazeze ka identifikuar tre autorët e dyshuar, të cilët dhunuan tre shtetasit shqiptarë në rrugën kryesore të qytetit të Zelenikës. Lajmi konfirmohet për nga gazetari Igli Çelmeta.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Tre shqiptarët ndodheshin në një makinë me targa gjermane, në momentin kur janë sulmuar nga një persona pa asnjë shkak.

Ata kanë goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptarë nga mjeti, janë sulmuar fizikisht edhe këta shtetas, duke ju shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Tre të rinjtë janë paraqitur në policinë lokale për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht nga ana e mjekut ligjorë, ku janë konstatuar dëmtime të kategorizuar ‘rrahje’.

Arena e Lajmit

Dhunimi barbar i tre shqiptarëve në Malin e Zi, policia malazeze identifikon tre autorët e dyshuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook