I dalë nga akademia e Romës, Dinamo përforcon sulmin (ZYRTARE)

Mory Bamba është lojtari më i ri i Dinamos. Klubi dinamovit ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 21-vjeçari është impenjuar me Romën U19 ndërsa ka luajtur më parë edhe për Leixoes në Portugali. Eksperienca e fundit e lojtarit nga bregu i Fildishtë është Livorno, në Serie D.

“FC Dinamo City njofton se sulmuesi Mory Bamba është zyrtarisht pjesë e skuadrës tonë. Lojtari 21-vjeçar me origjinë nga Bregu i Fildishtë e ka zhvilluar karrierën e tij në Itali, ku fillimisht ka qenë pjesë e akademisë së Romës e më pas pjesë e skuadrës së Livornos. Bamba luan si sulmues i djathtë dhe do të jetë një përforcim me vlera për ekipin tonë”- Shkruan klubi.

(J.S/)

Arena e Lajmit

I dalë nga akademia e Romës, Dinamo përforcon sulmin (ZYRTARE)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook