Salernitana pësoi disfatë 1-2 në shtëpi ndaj Juventusit, ndërsa pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Salerno, Filippo Inzaghi nuk preferoi të dilte në konferencë. CEO i Salernitantës, Maurizio Mian, për DAZN u shpreh se klubi është i zemëruar me vendimet e arbitrimit.
Vendasit mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Maggiore u ndëshkua me karton të kuq në fillimin e pjesës së parë.
“Inzaghi është shumë i zemëruar për disa episode shumë të dyshimta, pra për vendime të arbitrave. Ne besojmë se në aksionin që çoi te kartoni i kuq i Maggiore ka pasur një faull të mëparshëm ndaj një prej lojtarëve tanë që do të kishte dërguar në kartonin e kuq të Gattit. Ne ndihemi të penalizuar” – Tha Mian. Kujtojmë që arbitër në Salernitana-Juventus ishte Guida.
(J.S/)