Juventus vuajti por fitoi 1-2 ndaj Salernitanës, duke marrë 3 pikë të arta në kampionat. Mbrojtësi i bardhezinjve, Danilo tha pas ndeshjes se sfida rezultoi ashtu siç pritej, e vështirë.
“Kam kaluar shumë vite si mbrojtës i krahut dhe diçka më ka mbetur… Sa vlen kjo fitore? Është shumë e rëndësishme për ne, e dinim se do të ishte ndeshje ndryshe nga ajo në Kupën e Italisë, e dinim që në fushë duhej të qëndronim gjithmonë gati.
Ishim të vetdijshëm se nevijtet përqendrimi për 90 minuta. Gjithashtu dua të përgëzoj vajzat e Juventusit që fituan Superkupën” – Tha ai. Braziliani ka luajtur 14 ndeshje këtë sezon me bardhezinjtë. Për të ky është sezoni i pestë në Torino, pas eksperiencave te Porto, Real dhe City.
(J.S/)