Kryenin vjedhje me dhunë në lagjet e Tiranës, pranga tre autorëve, ja çfarë gjeti policia në banesë

Tre të rinj janë arrestuar sot në Tiranë, pasi akuzohen se kanë kryer vjedhje me dhunë. Sipas policisë 3 të arrestuarit janë autorë të dyshuar të 4 vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, në disa lagje të Tiranës.

Sakaq në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Shërbimet e DVP Tiranë angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “January”, nga Komisariati Nr. 2, Nr. 1, Nr. 3 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Vodhën me dhunë, shuma të ndryshme parash, identifikohen dhe vihen në pranga 3 autorët e dyshuar.

Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste vjedhjesh, të dyshuara të kryera nga 3 të arrestuarit.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kanabis, që iu gjetën në banesë, gjatë kontrollit nga Policia, njërit prej të arrestuarve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Nr. 1, Nr. 3, dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacioneve të marra se në zona të ndryshme të Tiras, tre shtetas kishin kryer tre vjedhje me dhunë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin E. Sh., 19 vjeç, si dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, iu kanë vjedhur me dhunë, disa shtetasve, shuma të ndryshme parash. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit janë autorë të dyshuar të 4 vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, në disa lagje të Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej 17-vjeçarëve, shërbimet e Policisë, gjetën doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale.

Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Arena e Lajmit

Kryenin vjedhje me dhunë në lagjet e Tiranës, pranga tre autorëve, ja çfarë gjeti policia në banesë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook