LAJM I FUNDIT/ Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, zbardhet dëshmia e bashkëshortit: Nuk e çova unë drejt vetëvrasjes! Videot në TikTok…

Zbardhet dëshmia e bashkëshortit të 41-vjeçares që u vetëvra në Durrës pak ditë më parë.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj, raporton se Xhemal Loka ka mohuar akuzat se ka qenë ai shkaktar që ka çuar 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes.

Ai u shpreh se madje ka tentuar ta shpëtojë bahskëshorten duke e dërguar menjëherë në spital, ndërsa thekson se ngjarja ka ndodhur për shkak të postimeve denigruese që bëheshin në drejtim të të ndjerës në një faqe të rrjetit social TIK TOK.

“Nuk e kam dhunuar gruan. Bashkëshorten e kisha për shtëpi, nuk e çova drejt vetëvrasjes. Vetëvrasja e saj  erdhi si pasojë e postimeve të TikTok-ut. Kemi pasur konflikte si çdo familje, por gruan e doja. E kam dashur si nënën e fëmijëve të mi. Në mëngjes kam parë që kishte pirë helm dhe e kam çuar me shpejtësi drejt spitalit të Durrësit për ta shpëtuar. Gruan time e dua dhe nuk e kam dhunuar”, ka deklaruar Xhemal Loka, bashkëshorti i 41-vjeçares, e cila i dha fund jetës duke pire fotoksinë.

/lajmi në përditësim…

Arena e Lajmit

LAJM I FUNDIT/ Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, zbardhet dëshmia e bashkëshortit: Nuk e çova unë drejt vetëvrasjes! Videot në TikTok…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook