Rafa Nadal nuk do të luajë në Australian Open. Ka qenë vetë kampioni spanjoll, i cili u rikthye në fushën e Brisbane pas një viti pauze, ai që njoftoi tërheqjen nga Slami i parë i vitit përmes një postimi në rrjetet sociale:
“Gjatë ndeshjes sime të fundit në Brisbane pata një problem të vogël me një muskul, i cili siç e dini, më shqetësoi. Sapo arrita në Melbourne pata mundesinë të bëj një MRI dhe kam një mikro krisje, jo në të njëjtën pjesë ku pata dëmtimin dhe ky është një lajm i mirë. Përmomentin unë nuk jam gati të luaj ndeshje me 5 sete.
Po kthehem në Spanjë për të folur me mjekun tim, për të marrë trajtim dhe për të pushuar. Kam punuar shumë gjatë vitit për këtë rikthim dhe, siç e kam thënë gjithmonë, qëllimi im është të arrij nivelin tim më të mirë në 3 muaj”, ka shkruar sërish Nadal në rrjetet sociale.
()